REDO Design Conference është hapi i parë në avancimin e dizajnit grafik
me qëllim kryesor të grumbullimit të talentit kreativ në një ditë përplot prezantime, diskutime profesionale, dhe inspirime kreative.
Pse REDO?
REDO Design Conference synon lidhshmërinë e dizajnerëve me qëllim të ngritjes së fushës së dizajnit në nivelin profesional, duke i vënë në pah standardet dhe etikat profesionale. Poashtu, konferenca do të ketë për detyrë zbulimin e pyetjeve dhe qështjeve të ndryshme që drejt-për-së-drejti e influencojnë procesin e dizajnit dhe produktivitetin e dizajnerit - me rezultat të ngritjes së vetëdijes së pari të dizajnerit dhe krijimit të metodave të ndryshme për përgjegjësinë ndaj shoqërisë.
Për kend është konferenca?
Konferenca do të ndiqet nga profesionistët aktiv në fushën e dizajnit, studentet e devotshëm të fushës së dizajnit, si dhe përfituesit dhe investitorët e drejt-për-drejtë të industrisë së dizajnit në Kosovë dhe më gjërë. Ne konferencë të gjithë folësit do të prekin tema aktuale mbi fushën e dizajnit, përgjegjësinë e dizajnerit si profesionist influencues, dhe standardet të cilat na ndihmojnë në ngritjen e dizajnerit dhe profesionit te dizajnit në nivel më serioz kreativ dhe afarist.
Typonine është punëtori tipografike dhe studio e dizajnit grafik. E themeluar më 2005, Typonine udhëhiqet nga Nikola Djurek. I lindur ne Kroaci, Nikola ka studiuar ne Kroaci, Itali, si dhe në Holandë ne programin master pasuniversitar Type and Media, në Royal Academy of Art in the Hague, ku e fitoi edhe PhD në dizajn grafik dhe tipografi. Nikola tani ligjëron në Art Academy – DVK, University of Split dhe University of Zagreb.
Poashtu, Nikola është i deleguari shtetëror i Kroacisë për ATypI (Association Typographique Internationale) — Organizata e Komunitetit Internacional të Tipografisë. Momentalisht, ai është duke bashkëpunuar me Typotheque (Peter and Johanna Bil'ak) në ndërtimin e fonteve të reja tipografike.
Aslak Gurholt Rønsen është dizajner Norvegjez, ilustrator dhe artist, here pas here punon edhe si kurator, shkrimtar dhe redaktor. Dikur në mes të vitit 2001 dhe 2006 themeloi studion e dizajnit Yokoland së bashku me Espen Friberg. Përveç që e udhëheqë studion e dizajnit në baza ditore, ai është edhe redaktor i botuesit të pavarur Aki Books. Ka publikuar disa libra mbi fotografinë, ka ekspozuar vazhdimisht dhe ka shkruar disa libra për femijë.
Ajdin Bašić ka lindur më 1978 në Sarajevë, Bsonje dhe Hercegovinë. Ai ka punuar në "Qendrën për Art Bashkëkohorë në Sarajevë" si dhe në qendren mediale të saj pro.ba që nga viti 2000. Që mga viti 2001, ai jeton dhe punon në Ljubljanë, Slloveni. Ai ka punuar tre vite si dizajner në ëeb agjencinë Parsek, duke u marrë me projekte të ndryshme për një numër të madh të klientëve si Renault, Peugeot, Mitsubishi Heavy Industries, Elan,
Sadar Vuga Architects, Ministrinë e Kulturës së Republikës Sllovene, etj. Ai ka diplomuar nga Departmenti i Dizajnit i Akademisë së Arteve të Bukura në vitin 2007. Ndërmjet viteve 2005-2008 ai ka qenë anëtarë i "Grupa Ee" (së bashku me Mina Žabnikar, Damjan Ilić, Ivian Kan Mujezinović, Žiga Testen). Prej vitit 2009, ai punon si freelance dizajner dhe fokusohet në dizajn për artistë dhe institucione kulturore në Slloveni dhe jashtë saj.
Punën e ka n'shpirt',
shpirti i tij laramon shëtitet nëpër shumë libra, popuj e vende qe dhjetë vite nga ekzistenca e punëve t'tija që ngjasojnë me kryeveprat n'dhomën e ndonjë fëmije intelegjent.
Grada akademike si arkitekt i dhuron vija t'fuqishme e mprehtësi formave që e ekscitojnë.
Si themelues dhe drejtor kreativ i studios projectGRAPHICS, nga viti 2002 bagazhi artistik vazhdon t'i rëndohet…
Meselja e këtij prezentimi nis'
me zgjimin e vëmendjes për të rr'zuar gilinderat e mosbesimit dhe vazhdon me evoluimin e punëve të projectGRAPHICS n'publikime ndërkombëtare.
Tabi Aziri (1989), Gostivar. Studion dizajnin grafik në Fakultetin e artit figurative pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Gjatë studimeve fiton çmimin e tretë në konkursin ndërkombëtar për pllakat në temë Ekologjia. Është autor i posterit për Festivalin e Filmit Shqiptar në Shkup. Pllakatet e tij në tema shoqërore dhe politike kanë qenë të ekspozuar në festival të ndryshme në Evropë dhe botë. Në 2012 ka dizajnuar posterin për Skopje Jazz Festival dhe posterin për filmin "Gjysmëloja e tretë" (pretendent për çmimin Oscar 2012). Në vitin 2011 fillon të punoje në agjencinë Idea Plus.
Dizajni grafik në Maqedoni shikuar nga perspektiva e përvojës profesionale të Tabi Azirit.
Ligjerata vën theks në rëndësinë e estetikës, minimalizmit dhe konceptualitetit në dizajnin grafik.
Visar Arifaj është dizajner grafik i fokusuar në ilustrime dhe animacione klasike. Ai konsideron se mungesa e moshatarëve në mahallë dhe çasja e lehtë tek softuerët piratë gjatë fëmijërisë janë faktorët kryesor në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tij. Megjithatë, Visari kreu studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, departamentin e Dizajnit Grafik. Visar Arifaj është bashkë-themelues i kompanisë së dizajnit Trembelat. Ai veçohet me krijimin e videolojërave, ilustrimeve editoriale dhe të produkteve, krijimin e stripave dhe videove të animuara.
Kur jemi të vegjël, librat i kemi të mbushur plotë me ilustrime. Sapo mësojmë shkrim lexim, librat tonë marrin pamje më uniforme me blloqe teksti, të cilat bëhen çdo herë e më të ngjeshura në proporcion të drejtë me moshën. Si rezultat, shumë njerëz i bojkotojnë librat monotonë me arsyetimin se kanë punë më të mençme dhe i preferojnë filmat e sportin si burim të informatave e argëtimit. Pjesa tjetër i përshkushtohet leximit duke e çmuar atë si formën më të pastër të informimit dhe vetë-kënaqen me nivelin e tyre të sofistikimit. Pjesa që mbetet, mirret me ndarjen shumë arbitrare të njerëzve në dy pjesë, në tentim për ta shpjeguar ndonjë ide.
Visar Ulaj është i lindur në Prishtinë, ku dhe filloi karierën e tij si artist vizuel duke u fokusuar në satire dhe karikatura politike. Ai debutoi në vitin 1988 me disa publikime dhe shpërblime në Kosovë dhe me vonë në Suedi ku edhe u shpërngul në vitin 1992. Visari mban titullin master në Dizajn Interaktiv në Stockholm University duke vazhduar me pas me trajnime ekzekutive në Drejtim Artistik dhe Menaxhim Dizajni në "Berghs, School of Communication" në Stockholm ku dhe momentalisht ligjeron në Menaxhim Digjital. Visar Ulaj është bashkëpronar dhe Drejtor Kreativ në Rrota Creative Studio të Prishtinës. Poashtu punon si Strategjist Dizajni dhe Drejtor Artistik në Valtech, zyra ne Stockholm.
Sfida qëndron në përdorim të dizajnit, praktika të dizajnit dhe në dizajnerë për të mbështetur dhe implementuar strategjitë e biznesit dhe marketingut, në ndërtim të brendeve dhe në zhvillim inovativ të zgjidhjeve për komunikim që do të krijone vlerë për kompanitë dhe përdoruesit. Ligjerata e Visarit është kryesisht për dizajnin si mjet i sofistikuar dhe strategjik i planifikimit, dhe jo vetëm si disciplinë pamore që gjeneron vlerë estetike.
Kafja e mëngjesit
Rrota / Kosovë-Suedi
Slloveni
Kafe
Trembelat / Kosovë
projectGRAPHICS / Kosovë
Typonine / Kroaci
Ushqim, pije, bashkpunime.
Maqedoni
Yokoland / Norvegji
Branding by Nita Salihu
Site design by projectGRAPHICS
Built by FRAKTON
Typography by Trembelat
Konferenca e Dizajnit Graphic REDO udhëhiqet dhe organizohet nga profesioniste aktiv të komunitetit të dizajnit grafik në Prishtinë. Këta individë punojnë në diciplina të ndryshme të dizajnit grafik dhe janë liderë në fushat e tyre përkatëse. REDO praktikon filozofinë e kolaborimit të hapur dhe çdo vit fton anëtarë të rinj në grupin organizues të cilët me ekspertizën e tyre çojnë përpara edhe më tej inicativën REDO. Mëposhtë është lista aktuale e grupit organizativ.
Valon Sopi // Bardhi Haliti // Albian Gagica // Yll Rugova // Nita Salihu